Pas takimit që zgjati mbi një orë me kreret demokrate dhe republikane në Shtëpinë e Bardhe, Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh optimist për një marrëveshje që do të shmange rreshqitjen e Shteteve te Bashkuara në “greminën fiskale”.
Nëse rënia do të ndodhë, atehere vendi-sipas eksperteve dhe analisteve do të prekte serish recesionin.
“Vetëm në katër ditë, niveli i taksave është caktuar të rritet, me ligj. Çdo rrogë e amerikaneve do të zvogëlohet dhe kjo do të ishte gjeja e gabuar qe do të ndodhë. Për ekonomine tonë, do të ishte keq për familjet e shtresës së mesme dhe po keq për bizneset që varen nga shpenzimet familjare”’, deklaroi Obama.
Presidenti tha se udheheqesit e senatit, demokrati Harry Rid dhe republikani Mic MecConell po punojne për të hartuar një ligj, qe mund të marrë miratimin në të dy dhomat e Kongresit.
Por, nëse kompromisi nuk arrihet, atehere presidenti amerikan do te nderhyje duke kerkuar nje votim te shpejte për të parandaluar rritjen e taksave pë rata që fitojnë mbi 250 mijë dollare si dhe te garantoje vazhdimin e sigurimeve per të papunët. Obama e cilesoi këtë si “minimumin” që duhet të bëjë Kongresi përpara datës 1 janar.
Te premten, Obama u takua me kreun e Senatit, Harry Rid, udheheqesin e pakices republikane Mic Mek Konell, kreun republican te Dhomës së Përfaqesuesve, Xhon Bejner dhe kryetaren e pakices demokrate, Nenzi Pelozi.
“Amerikanet po na vezhgojne, durimi i tyre thuajse po mbaron”, tha Obama.
Si Rid ashtu dhe McConell u shprehen optimistë pas takimit. Republikani McConell tha se do te paraqese nje marreveshje 24 ore perpara afatit perfundimtar, ndersa Rid se do te beje gjithcka per arritjen e marreveshjes.
Perpjekja e re per marreveshjen ne Senat vjen pas fokusimit ne negociatat e drejtuara nga kreu republikan i Dhomes se Perfaqesuesve, Xhon Bejner. Plani i tij “alternativë B.”, qe parashikonte rritje taksash per ata qe fitonin mbi 1 milione deshtoi.
Bejner u ka kerkuar ligjvenesve te Dhomes se Perfaqesuesve te mblidhen te dielen. Nje prej pjesetareve te saj tha per agjensine e lajmeve “Reuters” se Dhoma do te marre ne konsiderate ligjin e Senatit.
”Gremina fiskale” do te thote mbi 600 miliarde dollareve rritje taksash dhe ulje drastike te shpenzimeve, te cilat do te hyjne ne fuqi me 1 Janar, duke prekur njerezit ne te gjithe nivelet e te ardhurave si dhe shume biznese, nese Kongresi nuk miraton legjislacionin e ri.
Top Channel