Protesta në Indi

29/12/2012 16:15

Mijëra njerez protestuan në kryeqytetin e Indisë, Delhi pas vdekjes së 23 vjeçares që u përdhunua nga nje bandë.

Vajza, emri i së cilës nuk është mësuar, ndërroi jetë në orët e para të së shtunës në një spital të Singaporit, ku u dergua për trajtim të specializuar.

Rrahja barbare dhe përdhunimi i 23-vjeçares ndezi indinjatë dhe revolte në Indi. Gjashte burrat e arrestuar në lidhje me perdhunimin, te akuzuar për vrasje. Dy zyrtare policie u pezulluan nga detyra.

Grumbullimet e më shumë se pese personave ndalohen në qendër të qytetit. Te paktën 4000 protestues u mblodhën në sheshin “Jantar Mantar”, një prej zonave, ku protestat lejohen. Ata akuzojnë qeverinë, e cila sipas tyre nuk garanton sigurinë e vajzave dhe grave ne Delhi.

“Nuk është koha për të qëndruar në shtepi apo të shikojme televizion. Njerezit duhet te bindin miqte dhe te afermit për të ardhur ketu dhe per t’u bashkuar ne “Jantar Mantar” dhe per te marre pjese ne revolucionin e te rinjve”, deklaroi njëri prej protestuesve.

“Kjo vajzë u shndërrua në simbolin e pafuqise se pergjithshme për të vepruar. Jemi ketu për këtë rast në vecanti, shumë të tmerrshem, por edhe për ato qindra mijëra raste qe kane mbetur pezull dhe ku viktimat po vuajne ende dhe s’ mund te gjejne drejtesi”, u shpreh një tjetër protestuese.

Protestat u zhvilluan edhe në disa qytete te tjere, në Kalkuta dhe Mumbai. Indinjata ka qene kryetitull edhe ne mediat indiane. Në editorialin e “Times of India” behej thirrje per ndryshime te medha ne shoqeri, sepse jane mijera zera te heshtur të grave që përballen me dhunën në shtepi.

Kryeministri Indian Manmohan Sing u shpreh thellesisht i deshperuar nga vdekja e vajzes dhe sipas tij, reagimi publik ishte teresisht i kuptueshem. Me 16 dhjetor, 23 vjeçarja studente ne mjekesi, bashke me nje mikeshen e saj pasi kishin pare nje film u nisen me autobus, nga Munirka nje zone ne Delhi, ne Duarka, ne jug-perendim te qytetit.

Sipas policise ato u rrahen barbarisht me shufra hekura, vajza u perdhunua nga nje grup burrash dhe me pas u flakën të dyja nga autobusi qe ishte ende ne levizje.

Top Channel