Gjatë një takimi në Qarkun e Fierit, kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se bashkëpunimi mes forcave politike është shumë i rëndësishem për integrimin europian.
Ai tha se Parlamenti i pas 23 qershorit 2013 do të jetë më i përgjegjshëm.
“Të gjithë e dimë që ajo që kërkojmë për të ecur më shpejt është bashkëpunimi midis forcave politike dhe shtetarëve tanë. Ndaj, të gjithë shqiptarët, që kërkojnë ura bashkëpunimi midis njëri-tjetrit dhe jo mure ndaëëse, i kanë kthyer sytë nga LSI, me besimin se duke fuqizuar LSI-në në 23 qershor, do yë ndihmojnë që vendi të ketë një Parlament më të përgjegjshëm, më të arsyeshëm, një parlament që voton ligjet e integrimit, që diskuton për problemet e bujqësisë dhe Myzëqesë”, deklaroi zoti Meta përparë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së në Krutje.
Top Channel