Francë, rrëzohet taksa 75% për fitimin

29/12/2012 17:10

Gjykata Kushtetuese në Francë rrëzoi taksën e 75% mbi fitimet për të pasurit, të miratuar më parë nga parlamenti me kërkesë të presidentit socialist, Francois Hollande.

Taksa, e cila provokoi një valë kritikash nga të pasurit, një pjesë e të cilëve kërcënuan me zhvendosjen jashtë vendit, ishte e aplikueshme për të gjithë ata që fitojnë më shumë se një milionë euro në vit.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një fitore për të pasurit, pasi ajo nuk rrëzoi thelbin e taksës, por mënyrën se si ishte formuluar ajo.

Ligji i miratuar shprehej se taksa do të aplikohej për invididë, ndërsa në bazë të kushtetutës, ajo mund të vendoset vetëm për familje apo njësi të banueshme.

Në një koment mbi vendimin e gjykatës, presidenti Hollande u shpreh se qeveria e tij do të ripunojë për të bërë të pranueshme këtë rritje të taksës mbi fitimin, për më të pasurit në vend.

Top Channel