Shkëlzen Berisha, djali kryeministrit Berisha reagoi ndaj deklarimeve të PS, nëpërmjet një deklarate dërguar me e-mail për median, përmes të cilës i quan mashtrime kërkesat e opozitës në bërjen trasparente të pasurisë së tij dhe të motrës Argitës.
Fillimisht, Shkëlzen Berisha mohon të jetë i përfshirë në dhënien konsulencë një kompanie e përfshirë në privatizimit e një hidrocentrali.
“Përseri, sot Edi Rama, i shërbyer nga Tualant Balla nxori ne tregun e mediave mashtrimin e radhes per publikun duke deklaruar se une jam konsulenti i njeres prej kompanive qe kane marre pjese ne tenderin e hidrocentraleve dhe pikerisht asaj qe ka fituar tenderin. i bej me dije opinionit se kjo eshte fund e krye nje shpifje e ulet dhe se une nuk kam dhene kurre dhe ne asnje rast konsulence apo asistence juridike per kompani qe marrin pjese ne prokurime apo gara publike”, shkruante në reagimin e tij, zoti Berisha.
Në deklaratë, djali i kryeministrit shprehet se ai do ti drejtohet gjykatës për këtë shpifje. Sakaq Shkëlzen Berisha thotë se në asnjë rast nuk e ka shkelur ligjin në deklarimin e pasurisë.
“Detyrimi im ligjor ne emer te transparences eshte te depozitoj çdo vit deklarimin tim te pasurise ne ILDKP, i cili verifikohet dhe kontrollohet nga ky institucion qe nder te tjera percakton nese eshte vene ose jo ne konflikt interesi. Keto dite ILDKP , institucion i pavarur, i dha pergjigje publike shpifesve Rama – Balla duke certifikuar pas kontrollit, korrektesine dhe mungesen e konfliktit te interesit ne aktivitetin tim privat. Perveç kësaj, unë kam çelur padi gjyqesore duke i mundesuar z.Rama dhe shpifësit të tij të paguar të provojne mashtrimet e tyre para institucioneve te drejtesise”, vazhdonte deklarata.
Deklarimi i Shkëlzen Berishës mbyllet me një kërkesë drejtuar kreut të opozitës Edi Rama kur thotë se: “I kerkoj gjithashtu, zotit Rama, qe autoritetin me te cilin detyron perdite z. Balla te shpife, ta perdore per ta bindur ate te mos i shmanget si frikacak procesit gjyqesor qe ka nisur ndaj tij per shpifje ne Gjykaten e Tiranes”.
Kjo deklaratë e Shkëlzen Berishës është reagimi i dytë, pas një tjetër deklarate të përbashkët me të motrën Argitën disa ditë më parë, si përgjigje për deputetin Balla.
PD akuzon Ramën
Pasditen e së shtunës edhe PD reagoi po për të njëjtën çështje duke akuzuar kreun e opozitës Rama si bllokues të proceseve integruese njëkohësisht si shpifës ndaj kryeministrit dhe familjes së tij.
“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u dërgoi si kartolinë urimi shqiptarëve murin e bllokimit të statusit, këtë akt të pashembullt në historinë e ndonjë vendi tjetër në procesin e tyre integrues. Këtë akt, kreu i bllokmenëve rtë rinj përpiqet ta maskojë me shpifje dhe trillime ndaj familjes së kryeministrit, të denja vetëm për moralin e bllokmenëve. Megjithatë, në datën 23 qershor, shqiptarët, me votën e tyre do të shembin murin e bllokimit, ashtu siç shembën murin e izolimit të ngritur gjatë diktaturës, së baballarëve të këtyre bllokmenëve”, deklaroi Laura Vorpsi, nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.
Top Channel