Aksident ajror në Rusi, avioni në autostradë
29/12/2012 15:45
Një avion rus pasagjeresh, pas një uljeje të veshtirë në aeroportin kryesor të kryeqytetit “Vnukovo”, doli nga pista dhe përfundoi në një autostrade në periferi të Moskës.
Avioni i vogël “Tupolev-204” ishte nisur nga Republika Çeke me 12 persona në bord, me te pakten kater prej të cilëve qe mbetën viktimë e këtij aksidenti.
Mjeti i përkiste kompanisë ajrore “Red Wings”.
Siç u pa nga fotografitë e publikuara pas rrëzimit, avioni u copëtua në disa pjesë dhe mori flakë.
Nuk është mësuar ende shkaku i këtij incidenti. Në momentin kur ndodhi fatkeqësia, Moska ishte mbërthyer nga rreshje të dendura dëbore.
Top Channel