Një kontratë për ndërtimin e dy autostradave në Serbi, gjatësia totale e të cilave do të jetë 140 kilometra dhe kostoja 642 milionë euro, u nënshkrua ditën e premte midis Beogradi zyrtar dhe nje firme kineze.

Marrëveshja u firmos nga ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Pushtetit Vendor, Verica Kalanoviç e përfaqësuesit e Shoqërisë Shtetërore Kineze të Urave dhe Rrugëve.

Autostradat do të jenë pjesë e korridorit të Moravës, që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në Serbinë Qendrore.

Me nga gjashtë korsi secila, autostada e pare do të përshkrojnë rrugën 109,6 kilometra nga Pojate në Preljina.

Një korridor me katër korsi do të ndërtohet nga Novi Sadi në Ruma, me gjatësi 27 kilometra, përfshi një tunel në Frushka Gora.

Punimet financohet pjesërisht nga kreditimi i bankës kineze “Exim”, e cila i ka ofruar Serbisë hua 20-vjeçare me interes prej vetëm 2,5% dhe nisjes shlyerje pesë vjet pas marrjes së kredisë.

Top Channel