
Ish-fenomeni brazilian Ronaldo do ta kalojë këtë fundvit me statusin “beqar”, pasi martesa me Bia Antony ka shkuar drejt fundit, sic raportojnë disa media lokale të kronikës rozë.
Ndërkohë, Bia, femra me të cilën Luis Nazario da Lima ishte martuar prej rreth 7 vitesh dhe me të cilën ka 2 vajza, do ta kalojë Vitin e Ri me familjen e saj në Ibiza, ku cifti kishte blerë shtëpi së fundi.
Ronaldo gjendet në Punta del Este, nën shoqërinë e miqve të tij, tregojnë mediat braziliane.
Bëhet fjalë kështu për divorcin e tretë të ish-lojtarit të Interit dhe Milanit. Përpara martesës së shkurtër në 2005, me prezantuesen Daniella Cicarelli, Ronaldo në 2000 ishte i martuar me Milene Domingues, e cila ishte shtatzënë 4 muajshe.
Mes të fejuarave të famshme të ish-futbollistit, përmenden edhe Susana Werner, top modelja Raica Oliveira dhe prezantuesja Livia Lemos. Së fundi, Ronaldo ka marrë pjesë në një “reality show” televiziv, gjatë së cilit ka humbur 17 kg në 3 muaj, duke u rikthyer në një formë fizike të kënaqshme.
Ronaldo dhe Milene Domingues, martesa e vitit 2000.
Ronaldo dhe Daniella Cicarelli, nga martesa 2005.
Top Channel