SHBA drejt “greminës fiskale”

27/12/2012 00:00

Kreu i Senatit Harry Reid paralajmëron se Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt “greminës fiskale”. Prespektiva është e zymtë për arritjen e një marrëveshjeje, tha ai, e cila do të shmangë rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve.

Demokrati Reid, duke folur në Senat tha se nuk ka me kohë të mjaftueshme për paktin përpara mbrëmjes të së hënës, dita e fundit e vitit. Termi “gremina fiskale” i referohet kombiminit të rritjes së taksave dhe uljes së shpenzimeve në vleren e 600 miliardë dollarëve, që do të hyjë në fuqi më 1 Janar, nëse Kongresi nuk miraton legjislacionin e ri.

Ekspertët dhe analistët kanë paralajmeruar se “gremina fiskale” do ta fusë vendin në reçesion. Senatorët dhe presidenti amerikan, Barack Obama po kthehen në Uashington, por Dhoma e Përfaqesuesve ka nisur pushimet.

Përplasja për greminën fiskale ndau Uashingtonin javët e fundit. Presidenti amerikan dhe kreu i Dhomës së Përfaqesuesve John Boehner nuk mundën të arrijnë një marrëveshje përpara Krishtlindjes. Barack Obama po përpiqet të garantojë se taksat nuk do rriten për amerikanët që fitojnë nën 400 mijë dollarë dhe këmbënguli për rritjen e taksave mbi të ardhurat në cdo pakt që do të arrihet.

Shumë republikanë kundërshtojnë taksat e reja. Plani alternativ i propozuar nga Boehner, që parashikonte rritje të taksave vetëm për ata që fitojnë mbi 1 milionë u rrëzua në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar.

Top Channel