Obama ndërpret pushimet, synon marrëveshjen

27/12/2012 00:50

Presidenti amerikan Barak Obama ndërpreu pushimet në Hauai, për të rifilluar bisedimet me udhëheqësit e Kongresit, për arritjen e një marrëveshjeje, që do të pakësojë defiçitin përpara përfundimit të vitit.

Shtëpia e Bardhë tha se ai pritet të mbërrijë në Uashington, të enjten në mëngjes. Në fillim të kësaj jave, presidenti Obama tha se, ai dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejner, ishin shumë pranë kompromisit për të shmangur “greminen fiskale”, që do të thotë 500 miliardë dollarë shkurtime të menjëhershme të shpenzimeve dhe rritje të taksave.

Këto do të prekin të gjithë amerikanët, duke nisur prej 1 Janarit. Në fund të javës së kaluar, këto përpjekje u vunë në pikëpyetje, ndërsa ligjvënësit u larguan nga Uashingtoni për festën e Krishlindjeve.

Top Channel