
Kur dukej se kishte lënë pas skandalet e i ishte rikthyer normalitetit në karrierën e saj muzikore, fundi i vitit 2012, që e shpalli si këngëtaren me arkëtimet më të mëdha, e gjen Britney Spears në vorbullën e një tjetër skandali.
Skandali lidhet me të shkuarën e këngëtares, me martesën 3-vjeçare të dështuar me Kevin Federline. Është vëllai i reperit amerikan, Christopher ai që lëshon bombën: Jam unë babai i dy fëmijëve të saj, jo Kevin.
Christopher ka ngritur një padi kundrejt këngëtares ku përvecse pretendon se është ai babai biologjik i dy fëmijëve të saj, pretendon edhe se këngëtarja, “në ditët e vështira financiare” i ka vjedhur kartën e kreditit. Ai thotë se nuk kishte treguar deri më tani për “hatër” të të vëllait.
Padia është regjistruar në gjykatë tashmë dhe pritet nga kjo e fundit zbardhja e së vërtetës për atësinë e Sean Preston dhe Jayden James, dy fëmijët që deri më sot të gjithë kishin bindjen se ishin produkt i martesës 3-vjeçare të Briteny-t me Kevin Federline.
Përfaqësues si të Britney Spears ashtu edhe të Kevin Federline nuk kanë reaguar ende për pretendimet e Christopher.
Kevin dhe dy fëmijët e tij…të paktën deri sa gjykata të vendosë ndryshe!!!
Top Channel