Golem, digjet makina luksoze

27/12/2012 00:00

Në aksin nacional Lushnje-Rogozhinë, pranë fshatit Golem, është gjetur një automjet tip “BMW-X5” e djegur tërësisht.

Policia po heton për të gjetur shkaqet e djegies së automjetit dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e para rezulton se targat e aoutomjetit i përkasin një mjeti tjetër tip “Land Rover”, të një personi nga qyteti i Patosit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kjo e dhënë tregon se mjetit mund t’i jenë vjedhur targat, por sipas policisë së bashku me mjetin e vjedhur janë gjetur 5 pako me kanabis sativa.

Top Channel