
Referuar ligjeve te fizikës, eskperti i thirrur në gjykatë, i dha përgjigje pyetjes eseanciale në procesin “21 janari”, nësë viktima Ziver Veizi është vrare nga nje plumb i drejtëpërdrejtë apo një rikoshetë.
Sipas ekspertit kriminalist, Gani Jahelezi, predha ka udhëtuar së bashku me dy ashklat mikroskopike në trupin e të ndjerit, çka nënkupton se viktima eshte qëlluar nga nje goditje rikoshet.
Sipas shpjegimeve të ekspertit, pas egzaminimeve në një laborator, kjo predhe gjatë levizjes ka qenë e rregullt, simetrike dhe e padeformuar, por në kontaket me objekte të tjera, një e treta e saj është deformuar duke lënë tek ajo nje shenjë viaske.
Por, sipas ekspertit, distanca se sa kane levizur copezat e drurit se bashku me predhen do te percaktoheshin vetem po te dihej se cili eshte objekti nga jane shkeputur copezat qe do te thote se ne cilen peme ka hasur predha e dale nga arma e te pandehurti Agim Llupo.
”Në rastin tonë, nese predha ka goditur nje objekt te drunjte, shenjat e viaskave me relievin e tyre bejne te mundur shkeputjen e copezave te nje objekti te drunjte. Keto copeza mund te mbarten nga relievi i viaskave ose mund te shoqerojne predhen ne levizjen e saj”, deklaroi eksperti.
Sipas llogaritjeve shkencore te ekspertit, gjate levizjes se predhes ne ajer, mbi te veprojne forcat e ferkimit te ajrit qe shpjegohen edhe nga teoria e aerodinamikes dhe gjate levizjes se predhes formohet nje vorbull rrotulluese.
Në ekspertizën e paraqitur në gjykatë, shkruhet: “Copezat e drunjta jane shume prane ketij boshlleku dhe vorbulles se krijuar mund te levizin se bashku me predhen. Në rastin tone, distanca e levizjes se bashku me dy copat e drunjta dhe predhes do te mund te percaktohet nese do dinim vendndodhjen e objektit nga jane shkeputur copezat:.
Gjykata caktoi daten 28 dhjetor si diten kur eksperti Jahelezi do te pyetet nga Prokuroria dhe avokatet si dhe diten kur do te degjohet edhe eksperti tjeter i kerkuar nga organi i hetimit, Dritan Zoto.
Top Channel