Lindi fëmijën e saj të tretë në korrik, por Uma Thurman ka pranuar se në të shkuarën e ka pasur të vështirë të gjejë ekuilibrin e duhur mes punës dhe detyrave si nënë.
Në një intervistë për revistën ‘Gotham’, aktorja e famshme u shpreh: “Nuk mendoj se ekziston një ekuilibër. Mua gjithmonë më duket sikur nuk kam bërë mjaftueshëm dhe nuk e kam ndarë mirë karrierën nga detyrat e mia si prind. Jam gjithmonë e frikësuar dhe ndihem në faj.”
Duke folur për një film të ri të mundshëm të sagës ‘Kill Bill’, Uma Thurman theksoi se do të ishte shumë e lumtur nëse do të interpretonte sërish personazhin Beatrix Kiddo, e quajtur ndryshe Mamba e Zezë.
“Unë ende nuk di gjë, ende nuk kam asnjë skenar në duar. Shpresoj ta nisim filmin e tretë. E kam parë sërish këtë film kohët e fundit dhe më pëlqeu shumë. Unë jam e tillë: më duhen 10 vite për të vlerësuar diçka që kam bërë”, theksoi 42-vjeçarja.
Top Channel