Taylor Swift, më bamirësja mes VIP-ave
26/12/2012 14:40
Taylor Swift është shpallur VIP-i më bamirës i vitit 2012. Këngëtarja 23-vjeçare kryeson listën e përpiluar nga dosomething.org me 20 VIP-a.
Taylor Swift ka lënë pas në këtë klasifikim Miley Cyrus, ndërsa aktori Channing Tatum plotëson këtë podium.
Lady Gaga dhe Justin Bieber kanë zënë vendin e katërt dhe të pestë respektivisht.
Lista plotësohet nga Robin Roberts, Pink, LeBron James, Selena Gomez, Ian Somerhalder, Jay-Z dhe Beyonce, George Takei, Ben Affleck, Emma Stone dhe Andrew Garfield, Ryan Seacrest, Demi Lovato, Carrie Underwood, Olivia Munn, Sofia Vergara dhe Drew Brees.
Top Channel