SHBA, vrasësi i zjarrëfikësve kishte lënë shënim

26/12/2012 00:30

Personi, i cili pretendohet të ketë futur në kurth 2 zjarrëfikësit vullnetarë amerikanë, duke i çuar drejt vdekjes në Webster, New York, kishte lënë një shënim të gjatë, ku përshkruante planet e tij, bëri të ditur policia.

Asnjë motiv nuk u dha, por shënimi i lënë nga William Spengler, i identifikuar si vrasësi i zjarrëfikësve, thoshte se ai ishte duke planifikuar të “bëj atë që më pëlqen të bëj më mirë, të vras njerëz”. Policia, duke kërkuar në shtëpinë e shkrumbuar të Spengler-it, tha se ka gjetur eshtra humane, që besohen të jenë ato të motrës së tij.

Zjarrëfikësit u qëlluan për vdekje, në momentin kur mbërritën për të shuar një zjarr, të hënën. Në  një konferencë për shtyp, gjatë së martës, policia tha se Spengler, 62 vjeç, kishte 3 armë dhe synonte të digjte fqinjin e tij. Shtatë shtëpi, në një brez të shkurtër toke pranë liqenit Ontario, u shkatërruan nga zjarri. Dy zjarrëfikës të tjerë dhe një oficer policie, jashtë detyre, u plagosën në këtë sulm.

Shefi i policisë, Gerald Pickering, tha për reporterët se Spengler, i cili ka qëlluar vetveten në kokë, ka përdorur një pistoletë të kalibrit .38, një “shotgun 12-gauge” dhe një pushkë “Bushmaster” të kalibrit .223 me shkrepje të shpejta. Prodhime të njëjta me këtë kalibër u përdorën edhe në vdekjen e 26 personave, mësues dhe fëmijë, në shkollën fillore në Newtown, Connecticut, më 14 dhjetor, tha policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA