Rita Ora, Krishtlindje në Dubai

26/12/2012 14:25

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, kaloi një Krishtlindje “të nxehtë” në Dubai.

Duke shfrytëzuar temperaturat prej 28 gradësh celcius, 22-vjeçarja vendosi të shpenzonte të gjithë ditën në një prej plazheve popullore të Dubait, duke notuar dhe vozitur me kajak.

Ishte vetë këngëtarja, ajo e cila publikoi disa prej fotove të saj të Krishtlindjeve në rrjetin “Instagram”.

Top Channel