Mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit, kryeministri Sali  Berisha e shfrytezoi për të bërë një bilanc të përgjithshëm të punës së kesaj qeverie, që sipas tij ia doli të mbaje vendin në rritje pozitive ekonomike, në një kohë kur Europa përballet me nje krizë të paprecedente ekonomike.

Por, kryeministri Berisha u ndal me keqardhje ne mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian, per te cilen beri pergjegjes kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama.

Kreu i qeverise e konsideroi lidershipin aktual te forces me te madhe te opozites fatkeqesi per socialistet e vertete, te cilet, sipas tij, me kontributin 20-vjeçar ne konsolidimin e sistemit demokratik, nuk do t’ia benin kurre vendit kete qe qe i beri kryetari Edi Rama.

”Kjo qeveri, me reformat e saj, meritoi për KE-në plotësisht statusin. Me mosvotimin e tre ligjeve që qeveria i ka depozituar në Parlament, Rama, i cili parandien një disfatë të thellë dhe i pashpresë për zgjedhjet, mendon se duke lënë vendin pa status, këtë të keqe për veten do ta shndërrojë në një të keqe për të gjithë. Por, kjo nuk do të ndodhë. 23 qershori do të shembë rrugën e bllokimit të Ramës dhe shqiptarët do të ecin të sigurt drejt procesit të integrimit europian”, deklaroi kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha njoftoi se nje bilanc te detajuar te qeverise do ta beje javen e pare te 2013-es, por ne vija te pergjithshme kreu i qeverise tha se rritja e pagave dhe pensioneve dy here me shume se indeksi i cmimeve ishte politika me e drejte per te nxitur konsumin dhe per te mbrojtur qytetaret nga kriza.

Dhe po ashtu, ne drejtimin e zhvillimit te vendit ai konsideroi edhe investimet e qeverise ne sistemin arsimor dhe ne infrastrukturen e vendit.

Top Channel