Shtrytezimi i një pylli ne zonen e bregut për të prerë pemët ka sjellë proteste nga banoret e fshatit Kudhës, ne Bashkine e Himarës.
Ata kërkojne pezullimin e prerjes se pemëve të rralla në këtë zonë që ndodhet pranë banesave të tyre.
”Ka kaluar kohë që kemi këtë shqetësim. Fshati është shprehu i gjithi kundër prerjes së pyllit, por diçka e tillë vazhdon”, deklaroi një prej banorëve të Kudhësit.
Prerja nisi në qershor pas nje ankandi te zhvilluar nga drejtoria e pyjeve, por banoret kerkojne qe pemet te mos preken sepse rrezikohen nga erozioni.
”I kemi komunikuar këtë shqetësim Bashkisë së Himarës dhe ajo ka kërkuar që të mos priten, por kjo nuk ka ndodhur. Në këtë pyll ka pemë të rralla, ndër më të rrallat në Europë”, thotë një tjetër banor i Kudhësit.
Perfaqesusit e bashkise se Himares ka kerkuar disa here zyrtarisht ndaljen e prerjes se pemeve, por pergatitjet jane kthyer shume kontradiktore, duke pezulluar e me pas lejuar prerjen.
”Jemi para faktit të konfliktit të shtresave, që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ndaj, duke iu drejtuar prapë qeverisë me shkresën e fundit, kërkojmë pezullimin e menjëhershëm, jo vetëm të drurëve që presin ata, por të asnjë lloj druri në të”, derklaroi Jerasim Bashi, përfaqësues i Bashkisë Himarë.
Megjithatë, për Sokol Hadon, në Drejtorinë e Pyjeve Vlorë, “ka 30 vjet që ajo parcelë nuk është shfrytëzuar, pastaj pyjet degradohen dhe prishen”.
Zyrtaret e drejtorise se pyjeve thone se procesi eshte teresisht ligjor dhe ankandi eshte kryer prej tyre.
Ne zonen ku priten pyjet ndodhet nje dru i rralle qe eshte shume i preferueshem per prodhimin e qymyrit te drurit qe ne shumice eksportohet ne Greqi.
Top Channel