
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe bashkëshortja e tij, zonja e parë Odeta Nishani, kanë organizuar në presidencë një pritje për nxënësit më të mirë të 12 qarqeve të vendit.
Në fjalën përshëndetëse, kreu i shtetit falenderoi dhe uroi fëmijët për rezultatet e larta, të cilat i quajti fryt i punës së madhe dhe përkushtimit të mësuesve, prindërve dhe vetë fëmijëve.
Zoti Nishani shprehu bindjen se viti i ardhshëm do të sjellë edhe më shumë investime në infrastrukturën e shkollave, mjediset e studimit dhe mësimit si mënyra për të ndërtuar, siç tha kreu i shtetit, një të ardhme të shkëlqyer.
Më pas, zoti Nishani dhe bashkëshortja e tij shpërndanë dhuarta për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë pritje të veçantë për ta.
Top Channel