Librazhd, plagosje për një vijë uji

26/12/2012 00:00

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë një grindjeje me një tjetër person në qytetin e Librazhdit.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit, ku gjatë një debati të ashpër janë plagosur me thika vëllezërit Arton dhe Sherif Lloga, 30 dhe 33 vjeç.

Policia që ka mbërritur në vendngjarje, paraprakisht bën me dije se shkak i debatit mes të rinjve ka qenë një vijë uji.

Autori i plagosjes, Vangjel Biçaku, është ndaluar nga policia.

Top Channel