Kur nënat duan t’u ngjajnë të bijave

26/12/2012 17:55

Kur shohim një fëmijë të porsalindur, pyetja e parë që na vjen ndermend është: i ngjan nënës apo babait?

Nënat dhe bijat ngjajnë me njëra-tjetrën jo vetëm nga tiparet, por edhe në karakter, zakone, mënyrën e të sjellurit e si rrjedhojë edhe në mënyrën e të veshurit.
 
Dikur, vajzat adoleshente rrëmonin shpesh në gaderobën e nënave të tyre për të gjetur ndonjë veshje të modës së kohës e që do t’i bënte të dukeshin më të rritura.

Historianët e kulturës thonë se në të shkuarën ka pasur një fazë kur brezi i ri rebelohej ndaj mënyrave të vjetra të veshjeve. Vajza rebelohej nga konservatorizmi i nënës dhe djali ndaj konservatorizmit të babait.

Në ditët e sotme po ndodh krejt e kundërta, mamatë nuk i pengojnë më vajzat e tyre për tu veshur sipas modës e herë-herë për ta kaluar paksa cakun, përkundrazi ato kërkojnë këshilla mode nga vajzat e tyre adoleshente.

Kjo ka bërë që nënat të ngjajnë 20 vjet më të reja, si motra apo shoqja e vajzës së tyre. Ky fenomen po përhapet gjithmonë e më shumë. Stilistët e kanë vënë re këtë prirje dhe kanë nisur të stilojnë veshje për gratë 40 vjeçe duke pasur si referencë veshjet e 20-vjeçareve.  

Në Britaninë e Madhe është bërë një studim me 300 nëna vajzash, të cilat thotë se ato ndikohen shumë nga mendimi i vajzave të tyre për mënyrën e të veshurit. Me pak fjalë nënat shpenzojnë të njejtën shumë parash për kozmetikë dhe veshje po aq sa edhe bijat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA