Në mbrëmjen e Krishtlindjeve Teatri i Operas dhe Baletit është pushtuar nga atmosfera festive në koncertin e organizuar me këtë rast.

Eventi i titulluar “Krishtlindje në Opera” ka mbledhur së bashku në skenë artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, nxënësit e Liceut Artistik dhe fëmijët e korit “Shën Johan Kukuzeli” në një natë të vetme mbushur me këngë Krishtlindjesh.

Drejtimi i orkestrës iu besua dirigjentit Dritan Lumshi, ndërsa mbrëmja është moderuar nga solistët e njohur Nikolin Gurakuqi, Marjana Leka dhe Eva Golemi.

Publiku në sallë ka qenë i shumtë në numër. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri.  

Top Channel