Korçë, invalidët në protestë

26/12/2012 12:10

Protestojnë sërish invalidët, duke e cilësuar të pajustifikueshme vonesën e dhënies së pagesave të paaftesise për punë ose siç quhen ndryshe të KEMP-it.

Dy ditë pas protestës së tyre të parë dhjetëra invalidë të qytetit të Korçës kanë protestuar sërish për mosmarrjen e pensioneve të invaliditetit.

Sipas tyre, kjo është një padrejtësi e madhe për këtë kategori njerezish, të cilët të vetmet të ardhura i kanë nga ky pension, ndërsa prej muajsh nuk arrijnë të marrin as medikamentet e domosdoshme për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA