Kapet hashash në Kakavijë

26/12/2012 00:00

Një person është arrestuar në Kakavijë pasi në automjetin e tij u gjetën 25 kilogramë hashash.

Drejtuesi i mjetit që u arrestua shfrytëzoi fluksin e madh të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar për të kaluar drogën e fshehur në pjesën e poshtme të mjetit dhe në serbator.

Policia ishte njoftuar më herët për mundësinë e kalimit të drogës, për këtë arsye është ushtruar kontroll i imtësishëm me qen anti-drogë dhe është ndalur një mjet me targa AA 021 BH, që drejtohej nga shtetasi Bilal Hoxha.

Në automjetin e tij, në pjesën e shasisë, ishin sajuar dhomëza të vogla ku vendosej lënda narkotike e presuar.

Gjithashtu edhe gjysma e serbatorit ishte prerë dhe mbushur me lëndë narkotike. Shtetasi i lartpërmendur, lëndën narkotike e ka kultivuar dhe prodhuar në tokën e vet, në një fshat të Fierit të maskuar me misër gjatë kultivimit dhe do ta trafikonte për në Athinë.

Top Channel