Jennifer Aniston, Krishtlindje në Meksikë

26/12/2012 00:00

Jennifer Aniston i festoi Krishtlindjet me bikini, ndërsa pushonte në Meksikë bashkë me të fejuarin e saj, Justin Theroux.

Aktorja e serialit të famshëm, ‘Friends’ është fotografuar teksa relaksohej e veshur me një palë bikini bashkë me të dashurin e saj, tek i cili ajo që binte në sy ishte prania e tatuazheve të mëdhenj në gjithë trupin.

43-vjeçarja kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, që flisnin për një shtatzani të mundshme të saj, çka në fakt duket të jetë e pavërtetë nëse nisemi nga format trupore, që duken po njësoj si më parë. Aniston e ka bërë traditë tashmë udhëtimin për Krishtlindje në Meksikë, por ndërsa vitin e shkuar ishte bashkë me shoqet e saj Chelsea Handler dhe Courteney Cox, këtë vit mesa duket ka vendosur t’i ndajë me bashkëshortin e ardhshëm.

Top Channel