Japoni, mandatohet Shinzo Abe

26/12/2012 00:00

Dhoma e Ulët e parlamentit japonez mandatoi Shinzo Aben për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

Liberal-demokratët dhe aleatët zotërojnë mazhorancën prej 2/3 në parlamentin japonez të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në fillim të këtij muaji. Partia Demokratike e udhëhequr nga Yoshihiko Noda humbi terren elektoral dhe u detyrua të tërhiqet nga pushteti muajin e fundit.

Shinzo Abe, 58 vjeç, stërnip i një ish-kryeministri dhe djali i një ish-ministri të Jashtëm, premtoi gjatë fushatës elektorale se do të mbajë një qendrim më të ashpër ndaj Kinës sa i takon cështjes së sovranitetit të një grupi ishujsh të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.

Abe trumpetoi gjithashtu edhe nevojën e rishikimit të Kushtetuës së vendit duke hequr disa nene të mbetura që pas Luftës së Dytë Botërore, që “e detyrojnë Japoninë” të qendrojë një shtet paqësor. Pekini shprehu shqetësimin për rikthimin në pushtet të konservatorëve dhe i bëri thirrje liderit të tyre që të ndërmarra “hapa praktikë dhe realë” për të zgjidhur këtë cështje.

Shinzo Abe, ish-kryeministër në vitin 2006-2007, pritet që të njoftojë në pasditen e së mërkurës (me orën lokale) emrat përbërës të kabinetit të tij qeveritar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA