Egjipt, reagimet pas miratimit të kushtetutës

26/12/2012 12:50

Miratimi i kushtetutës se re i ka lënë egjiptianet thellësisht të përçare. Ashtu siç shkaktoi trazira përpara referendumit, në të njëjten mënyre dokumenti themeltar duket do te sjellë ndasi edhe pas aprovimit.

Nje pjesë e egjiptjaneve mendojne se ky ishte nje hap pozitiv perpara qe me ne fund do te prodhoje stabilitet. Te tjere jane te bindur se problemet ne vend vetëm do te thellohen.

”Vota pro, patjeter qe do te sjelle qendrueshmeri. Me ne fund do te ndertojme nje shtet mbi kater gurthemele kryesore: Parlamentin, Dhomen e Larte, Presidencen dhe nje Kushtetute. Keshtu do te kemi mundesine te ecim perpara”, deklaroi nje votues.

”Numri i njerezve qe e kundershtojne kushtetuten eshte shume i larte, eshte mbi nje te tretat. Sigurisht qe ketu ka konflikt, ndaj nuk mund te kete stabilitet”, shprehen kundërshtarët e tij.

”Jemi shume te trishtuar, sepse nuk e donim kete situate. Asnjehere nuk kemi dashur sundimin e nje grupi te vetem politik. Ajo qe kemi kerkuar ishte uniteti, siç ndodhi edhe gjate revolucionit, te ishim te gjithe te bashkuar. Atehere nuk kishte Vellazeri Muslimane apo liberale, ishim nje te gjithe. Ndaj une pyes çfare ndryshimi ka mes Vellazerise dhe Partise Demokratike Kombetare te Hosni Mubarakut? Ka ndonje ndryshim? Une them se jo”.

Mbeshtetesit e presidentit Mohamed Morsi i kane bere thirrje te gjithe egjiptianeve te punojne se bashku pas aprovimit te kushtetutes se re te shumedebatuar. Kritiket vazhdojne te shprehin hapur skepticizmin e tyre ndaj dokumentit qe sic thone, favorizon islamiket e tradheton revolucionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA