Kryeministri Berisha ka prezantuar në mbrëmje, përpara medias, një
raport të Seda-s, se Shqipëria është vendi i katërt në botë, përsa i
përket kthimit të rritjes ekonomike në mirëqënie për qytetarët, si dhe i
19-ti në botë, mes 150 vendesh, për shndërrimin e pasurisë kombëtare në
mirëqënie.

“Shqipëria, në shdërrimin e pasurisë në mirëqënie renditet në shkallë planetare në vendin e 19-të. Koefiçenti i dytë i Seda-s është kthimi i rritjes në mirëqënie. Shqipëria, në këtë koefiçent renditet në një nga 4 vendet e para në botë dhe ky koefiçent për Shqipërinë ishte 1,35%”, tha Berisha.

Berisha tha se është kritikuar shpesh për eufori, por rezultatet, tha ai, tregojnë se është thënë vetëm e vërteta. Kryeministri renditi ato që ai i quan arritje madhore, duke u ndalur në dyfishimin e pensioneve, uljen e papunësisë si dhe ndërtimin e rrugëve.

“Botërisht e konfirmuar, se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që gjatë këtyre viteve, jo vetëm nuk pati rritje të papunësisë, por pati një ulje progresive të saj, falë reformave të qeverisë”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me privatizimin e katër Hec-eve, që është kundështuar me forcë nga socialistët, kreu i qeverisë u shpreh se për të nuk ka rëndësi, nëse Rama e njeh apo jo këtë privatizim.

“Lidhur me hidrocentralet, një proces kryekëput transparent, të gjitha ofertat janë hapur para kamerave televizive, një konsulent ndërkombëtar, që është Korporata Financiare Ndërkombëtare, krahu tregtar i Bankës Botërore, një komision vlerësues kompetent dhe serioz, unë komente të tjera në një proces në vazhdim nuk do t’i lejoj vetes. E njeh apo nuk e njeh zoti Rama procesin, kjo nuk është e rëndësishme, por me rëndësi është që zoti Rama të njohë veten e tij, por këtë e ka të zgjidhur”, përfundoi Berisha.

Kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e së mërkurës një takim me
gazetarët ku bëri bilancin e arritjeve të qeverisë që ai drejton gjatë
vitit që lamë pas. Sipas kryeministrit, Shqipëria është sot një vend i
zhvilluar falë arritjeve të shumta të qeverisë së tij.

Ai theksoi se Shqipëria gjatë tre viteve të fundit, falë reformave të shumta, ka shënuar një ulje konstante të papunësisë, rritje të mirëqenies, që sipas kreut të qeverisë është prioriteti i tij dhe mazhorancës si dhe një zhvillim të madh të infrastrukturës, duke realizuar asfaltimin mbi 10 mijë km rrugë një hark të shkurtër kohor.

“Në një hark kohor prej tre vjetësh rroga mesatare është rritur dyfish nga 120 -150% dhe pensionet janë dyfishuar. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka pasur ulje të papunësisë, fale reformave të qeverisë. Shqipëria ka ruajtur një rritje konstante ekonomike edhe në kushtet e krizës. Shqipëria në një hark të shkurtër kohor asfaltoi mbi 10 mijë km rrugë më shumë se rajoni i marrë se bashku”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel