Ben Affleck: Nuk do të garoj për senat

26/12/2012 00:00

Aktori i njohur i Hollivudit, Ben Affleck, ka përgënjeshtruar zërat që
qarkullonin kohët e fundit për përfshirjen e tij në politikë dhe ka
deklaruar se nuk do të garojë për postin e senatorit, pasi demokrati
John Kerry të marrë postin e sekretarit të shtetit.

Affleck ka shkruar në rrjetin social Facebook se, edhe pse atij i pëlqen politika, nuk do të garojë për një post në senat siç hamendësohej ditët e fundit.

Spekulimet për aktorin e lindur në Kembrixh të shtetit Masaçusets, filluan kur ai nuk e kishte përjashtuar krejtësisht konkurrimin për Senat në gjatë një interviste në rrjetin televiziv CBS.

Në faqen e tij në Facebook, Ben Affleck, tha se ai do të vazhdojë të punojë me ‘Nismën për Kongon Lindore’, një organizatë jofitimprurëse, që ndihmon me ndihma humanitare në rajonin e goditur nga lufta dhe për çështje të tjera.

Aktori Affleck shprehu gjithashtu konsideratën e tij për kandidatin për sekretar amerikan të shtetit, John Kerry.

Top Channel