Kakavijë, sekuestrohen 24 kg marijuanë
25/12/2012 00:00
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar ditën e sotme, në kufirin me shtetin grek, 24 kg lëndë narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se droga e llojit marijuanë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA021BH teksa tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës, me destinacion Greqinë
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, Bilal Hoxha, 24 vjeç, nga Fieri, ndërkohë që blutë e qytetit jugor kanë nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Top Channel