Birmani, aksident ajror, dy viktima

25/12/2012 10:30

Një aksident ajror në Birmani ka shkaktuar vdekjen e dy personave (përfshirë një fëmijë) dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Avioni i Air Bagan kishte në bord më shumë se 60 pasagjerë kur pësoi probleme gjatë uljes.

Fokker-100 ishte nisur nga qyteti i Rangun për në Heho, në shtetin Shan, kur u përplas 3 kilometra nga aeroporti. Sipas BBC, një problem në një nga motorrët ka shkaktuar aksidentin.

Zyrtarët konfirmuan se një fëmijë 11-vjeçar u gjet pa jetë në brendësi të aeroplanit. Një motoçiklist pranë Hehos gjithashtu ka humbur jetën gjatë uljes së emergjencës së avionit.

“Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Vetëm pilotët e dinë këtë, por nuk mund t’i kontaktojmë për momentin pasi janë dërguar në spital”, theksoi zëdhënësi i Air Bagan, Ye Min Oo.

Top Channel