Anonymous sulmon pedofilët e Twitter
25/12/2012 11:30
Shumë profile në Twitter të pezulluara dhe një hetim për pedofili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është rezultati i një fushate të Anonymous që ka hyrë në rreth 30 profile në rrjetin shoqëror duke zbuluar një trafik fotosh ku abuzohet me minorenë.
“Nuk jemi kundër Twitter-it sepse atë e përdorin pedofilët, por ky është edhe komuniteti ynë dhe duam të bëjmë disa pastrime”, nënvizojnë hakersat.
Top Channel