Rusi, dimri vret 90 persona

24/12/2012 00:00

Gati 90 jetë njerëzish ka marrë i ftohti i acartë në Rusi, ndërsa në
mbarë Europën, numri i viktimave nga ngricat është gati 200.

Në kryeqytetin rus, termometri zbriti gjate nates ne minus 30 grade celsius. Ndersa ne lindje te Siberise, ulja e temperaturave shenoi nje nivel rekord, minus 52 grade. Se cdo te thote saktesisht nje temperature e tille, e tregon fare qarte videoja e regjistruar nga ky banor i Novosibirskut, qe hedh uje te vluar nga ballkoni dhe ne minus 41 grade qe ishte jashte, uji kthehet menjehere ne nje re grimcash te akullta.

Metereologet thone se per disa rajone te Rusise, temperatura te tilla kaq te uleta nuk ishin regjistruar prej me shume se gjysem shekulli. autoritetet moskovite keshilluan prinderit te mos i dergojne femijet e tyre ne shkolle keto dite. Perpos viktimave, 540 persona jane shtruar ne spital me hipotermi.

Agjensia ruse e lajmeve Ria Novosti thote se vetem gjate 24 oreve te fundit, 7 vete kane nderruar jete nga i ftohti ne vend, perfshire nje femije. Sipas eksperteve, temperaturat e kësaj periudhe jane 12 grade me te uleta se mesatarja sezonale.

Probleme me te ftohtin ekstrem ka pasur ne te gjithe lindjen e Europes. 83 vete vdiqen ne Ukraine, 57 nga te cilet u gjeten te ngrire ne rruge. Vdekje nga i ftohti u regjistruan edhe ne Poloni, Letoni e Lituani, si dhe ne Ballkan, ku jane raportuar disa raste jetesh te humbura ne Bullgari, Serbi dhe Kroaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB