Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Indi në kuadër të një vizite që synon përforcimin e lidhjeve ushtarake dhe atyre tregtare.
Zoti Putin dhe kryeministri indian, Manmohan Singh pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh për armët.
Moska ka qenë furnizuesi kryeor me armë i Delhit, por në vitet e fundit ka humbur terren kundrejt disa kompanive të mëdha perëndimore.
Ndërsa marrëdhëniet tregtare mes Rusisë dhe Indisë arrijnë aktualisht vlerën prej 10 miliardë dollarë në vit, por rritja ekonomike ka pësuar një rënie.
Në prag të vizitës njëditore, zoti Putin tha se dëshironte të rriste marrëdhëniet dypalëshe në 20 miliardë dollarë brenda vitit 2015.
Në minutën e fundit pati një ndryshim të vendtakimit mes Putin dhe Singh për arsye sigurie, pas protestave të mbajtura në Delhi pasi një bandë dhunoi një studente.
Dy liderët do të takohen në rezidencën e zotit Singh dhe jo në afërsi të India Gate të Delhit, ku protestat u zhvilluan gjatë fundjavës.
Në një artikull në një të përditshme lokale, Putin e përshkroi si një “hap historik” deklaratën e partneritetit strategjik të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2000.
Lideri rus deklaroi gjithashtu se bashkëpunimi ushtarak mes dy kombeve ka arritur në një “nivel të papreçedent”.
Top Channel