Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Kryeministri indian Manmohan Singh theu heshtjen e zgjatur që i solli
një rrebesh kritikash e apeloi për qetësi në kryeqytetin Delhi, skenë e
protestave masive pas përdhunimit të një vajze të re, e cila po lufton
me vdekjen. Qeveria, tha Singh do të bëjë ç`është e mundur që të
garantojë siguri për të gjitha gratë.
“Zemerimi ndaj krimit te tmerrshem te kryer ne Delhi javen qe shkoi, eshte i sinqerte dhe i justifikuar. une vete jam baba i tre vajzave dhe kam te njejten ndjesi ndaj kesaj ngjarjeje si cdonjeri prej jush. megjithate, dhuna nuk i sherben asnje qellimi, per kete arsye i bej thirrje qytetareve te ketij vendi per paqe dhe qetesi. ju garantoj se personat pergjegjes per kete akt monstruoz, do te ndeshkohen, dhe siguria e grave do te shtohet”, tha Manmohan Singh, Kryeministër i Indisë.
Më shume se 100 vete u plagosen nga perleshjet ne fundjave. 60 te lenduar raportohen ne radhet e policise. Episodi i rende, ndodhi ne nje autobus te kryeqytetit, ku nje bande prej 6 vetesh perdhunoi nje studente 23-vjeçare, pasi kishte rrahur me pare djalin qe e shoqeronte.
Per shkak te agresionit, mjeket u detyruan t`i heqin vajzes nje pjese te madhe te zorreve dhe nuk e mendonin as vete se do te mbijetonte. Ngjarja shkaktoi indinjate ne mbare vendin. Statistikat e policise tregojne se ne Delhi raportohet nje perdhunim cdo 18 ore, e per te shtuar sigurine tani jane marre masa te reja qe perfshijne patrulla policore gjate nates, kontrolle ndaj shofereve te autobuseve dhe ndihmesve te tyre si dhe ndalimi i qarkullimit per autobuzet me xhama te lyer apo me perde.
Top Channel