Policja afgane vret oficerin USA

24/12/2012 00:00

Një police afgane ka vrarë një këshilltar ushtarak amerikan në zyrat qendrore të policisë në Kabul, bëjnë të ditur autoritetet afgane.

Mendohet që ky të jetë incidenti i parë ku një anëtare femër e forcave afgane të sigurisë ka hapur zjarr ndaj një ushtari të NATO-s.

Së fundmi ka pasur një rritje të ngjarjeve ku trupat e huaja janë vrarë nga ushtarë apo policë afganë.

Në shtator Shtetet e Bashkuara ndërprenë trajnimin për rekrutët e policisë lokale për shkak të sulmeve të brendshme.

Thuhet se po kryhen kontrolle nëse rekrutët kanë lidhje me talebanët, të cilët disa herë kanë deklaruar se kanë infiltruar njerëzit e tyre në radhët e policisë.

Trajnimi i forcave afgane të sigurisë është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së NATO-s përpara tërheqjes së trupave ndërkombëtare në vitin 2014.

Top Channel