Përmbytjet në Britani

24/12/2012 00:00

Përmbytjet vazhdojnë të shkaktojnë probleme në Anglinë Jug-perëndimore, në veri-lindje të Skocisë dhe në Uells.

Shumë persona janë zhvendosur për shkak të kërcënimit të lumenjve që kanë dalë nga shtrati i tye. Disa banorë thonë se po përgatiten për të kaluar Krishtlindjet në ambiente emergjence të përkohëshme.

Shumë linja hekurudhore dhe rrugë lokale janë bllokuar. Përmbytjet nuk mund të kishin ndodhur në një periudhë kohore më të papërshtatëshme se kjo. Shumë britanikë u drejtohen trenave për të udhëtuar për Krishtlindje.

Reshjet në Aberdin të Skocisë kanë detyruar banorët të braktisin banesat e tyre, pronarët e bizneseve në katet e para të godinave mundohen të shpëtojnë ç’të mundin, ndërsa grupet e emergjencave po mundohen të largojnë ujin nga rrugët.

E sikur të mos mjaftonte kjo, sipas meteorologëve reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB