Librazhd, vetëvritet pasi plagosi të vëllanë

24/12/2012 00:00

Qëllon mbi të vëllanë në gjendje të dehur, më pas vetëvritet me të
njëjtën armë. Ngjarja e dyfishtë ka ndodhur në orët e para të ditës së
hënë në familjen Mekshi, në fshatin Pishkash, të Librazhdit.

Burimet policore bëjnë të ditur se në gjendje të dehur dhe pas një debati të çastit, Ilmi Mekshi, 34 vjeç, ka qëlluar me çifte mbi të vëllanë, P.Mekshi, 40 vjeç, duke e plagosur. 34-vjeçari ka menduar se i vëllai ka ndërruar jetë, kur e ka parë mes pellgut të gjakut. I tronditur nga akti që ka kryer, i ka drejtuar armën vetës duke u vetëvrarë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel