Vijon gjyqi për skandalin e pikturave të vjedhura në Korçë. Në seancën e radhës, para gjykatës kanë dëshmuar komisionerët e inventarit.

Ambientët ku ruheshin pikturat e Vangjush Mihos por edhe të tjerat, sipas punonjësve të Qendrës Kulturore, të cilët njëherëzi kanë bërë edhe inventarizimin, nuk kanë qenë të përshtatshme, por kanë shtuar gjithashtu se nuk janë specialist dhe njohës të pikturës.

Dëshmitarët e thirrur Mimoza Balli, Vaske Niço dhe Kristin Tona thanë se nuk kanë njohuri të posaçme për pikturat dhe se inventarizimi ka qenë thjesht faktik dhe kanë dhënë versione të ndryshme në lidhje me datën e saktë të inventarizimit të ndodhur në muajin maj të këtij viti.

Gjyqi do të vijojë në seancën e radhës me të tjerë dëshmitarë, mes tyre pritet të jetë edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi.   

Top Channel