Berisha: 100-vjetori, evenimenti më madhor

24/12/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha propozoi zgjatjen edhe me tre muaj te Komitetit Ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë, për të zgjidhur edhe disa çështje të tjera që nuk munden të trajtoheshin plotësisht brenda këtij viti.

Ndër këto çështje, kryeministri renditi kërkesën për kthimin në atdhe të eshtrave të disa personaliteteve të shquara shqiptare, duke nisur me Sami Frasherin, autorin e kryevepres se Rilindjes Kombetare “Shqiperia ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.

Sipas kryeministrit Berisha, Sami Frasheri percaktoi me gjenialitet rrugen e mevetesise, te zhvillimit dhe orientimit perendimor te shqiptareve.

Me Turqine do te bisedohet per te sjelle ne Shqiperi edhe koken e Ali Pashe Tepelenes qe, sipas botimit te vitit 1959 te Historise se Shqiperise, gjendet ne Stamboll, ku, pasi u ekspozua si trofe nga Sulltani, u varros nga nje dervish me mbishkrimin “Ketu eshte varrosur koka e Ali Pashe Tepelenes, i cili qeverisi i pavarur ne Shqiperi”.

Kryeministri Berisha u shpreh se “me rezistencen ndaj Portes se Larte, Ali Pashe Tepelena, ishte i pari nga shqiptaret, qe ne koherat me te erreta pas Skenderbeut, i deshmoi Europes se kombi shqiptar nuk kishte vdekur”.

Kryeministri Berisha kerkoi nisjen e bisedimeve edhe per sjelljen ne atdhe te eshtrave te Mithat Frasherit, te birit te Abdyl Frasherit, qe vleresohet si nje nga mendjet me te ndritura te shqiptareve.

Ne tre muajt e ardhshem, nje nga detyrat e Komitetit per 100-vjetorit, do te jete dhe vendimi per ngritjen e Muzeut te Spaçit dhe nje obelisku ne kujtim te te burgosurve politike. 

Top Channel