Adoleshentja më e gjatë në botë

24/12/2012 17:25

E futur në librin e rekordeve si adoleshentja më e gjatë në botë, Elisany da Cruz Silva ka një ëndërr, të bëhet modele.

Në normat e pasarelave, në mënyrë që të konsiderohesh për të sfiluar, një vajzë duhet të kalojë gjatësinë e 170 apo 175 centimetrave, gjatësi të cilën 17-vjeçarja e ka kaluar që në fëmijërinë e saj të hershme.

Në fakt, braziliania është e gjatë pikërisht 208 centimetra, çka e bën atë adoleshenten më të gjatë të njohur në histori dhe një prej personave më të gjatë që jetojnë në botë.

Pavarësisht anomalisë së saj, Elisany da Cruz Silva, historia e së cilës u publikua të hënën në të përditshmen “Daily Mail”, nuk është e ndryshme nga bashkëmoshataret e saj.

Ajo ka një të dashur 22-vjeçar, të cilin duhet të ulet 40 centimetra për ta puthur dhe një familje të zakonshme, me një motër me parametra normalë, nënën të cilën e ndihmon me punët e shtëpisë dhe një shtëpi, tavanin e së cilës për pak e arrin me kokë.

Shtati i pabesueshëm i 17-vjeçares është shkaktuar nga një tumor në gjendrën e saj të hipofizës, që ndikoi për prodhimin e një sasie të vazhdueshme të hormonit të rritjes.

Kur mjekët zbuluan tumorin e saj dhe e hoqën atë, tashmë ishte tepër vonë për 17-vjeçaren që të ndalonte rritjen.

Sipas mjekëve, deri në një moshë të pjekur, Elisany mund të vazhdojë të rritet edhe disa centimetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA