Kili dhe Argjentina, frikë nga vullkani
23/12/2012 08:00
Autoritetet në Argjentinë dhe Kili kanë vënë alarmin pasi aktiviteti i vullkanit Copahue ka pësuar rritje.
Mali ka nisur të nxjerrë tym dhe gazra duke bërë që shumë banorë të zonës të largohen nga shtëpitë e tyre. Vullkani ndodhet në kufirin mes dy vendeve amerikano-latine.
Hiri ka mbuluar fshatrat Caviahue dhe Zapala. Banorët që ende nuk kanë braktisur shtëpitë, janë paralajmëruar që të bëjnë kujdes dhe të jenë gati për evakuim në çdo kohë.
Edhe avionët që fluturojnë në afërsi të Copahues janë paralajmëruar. Vitin e kaluar u anuluan qindra fluturime për shkak të shpërthimit të vullkanit Puyehue, në Kili.
Top Channel