Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani mbërriti në Rripin e Gazas për një vizitë disa-orëshe ku u prit nga drejtuesit kryesorë të Hamasit.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të një udhëheqësi nga vendet arabe që viziton Gazan që nga viti 2007, kur kjo e fundit ra në kontrollin e plotë të Hamasit. Sheiku i Katarit do të vendosë gur-themelin e nisjes së punimeve për ndërtimin e një lagjeje që do të strehojë 1 mijë familje palestineze.
Para vizitës, Hamas u bëri thirrje të gjithë palestinezëve të dalin në rrugë dhe në stadiumin e qytetit për të ndëruar vizitën e sheikut.
Ndërkohë, partia tjetër e palestinezëve, al-Fatah e presidentit Mahmoud Abas ka injoruar vizitën e udhëheqësit të Katarit dhe nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të saj për ta pritur atë. Mes al-Fatah dhe Hamas ekziston një armiqësi e thellë politike. E para, dikur bashkoi palestinezët në një zë të vetëm nën udhëheqjen e presidentit të ndjerë, Jaser Arafat, ndërsa e dyta që për vite me radhë ka zgjedhur armët për të kundërshtuar Izraelin, tashmë ka hequr dorë nga dhuna.
Top Channel