Durrës, invalidi tenton vetvrasjen

23/12/2012 13:00

Një indalid 72-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës mesditën e së dielës në qytetin e Durrësit, pasi ishte braktisur nga gruaja dhe djali i tij.

Shtyrë nga dëshpërimi dhe gjendja e vështirë financiare, i moshuari Pjetër Kepi vendosi t’i jepte fund jetës, duke shtyrë karrocën në det me qëllim që të mbytej.

Ngjarja ndodhi në shëtitoren buzë bregdetit të Durrësit, në një moment kur rruga ishte e ngarkuar me lëvizje dhe kalimtarë të rastit arritën të shpëtonin Kepin, duke e nxjerrë nga deti në kohë.

Së fundmi, invalidët kanë bërë disa protesta, për gjendjen e tyre të mjeruar, duke protestuar për mbështetjen e pamjaftueshme financiare, vonesat në pagesën e saj dhe mungesën e akseseve për punësim apo trajtim të barabartë.

Top Channel