Pakistan, digjet njeriu që dogji Kuranin

22/12/2012 09:40

Një burrë që dyshohej se kishte djegur një kopje të Kuranit është djegur i gjallë nga një grup njerëzish në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të vogël të quajtur Seeta, në provincën Sindh. Sipas hetimeve të para, burri kishte kaluar natën në një xhami në Seeta.

Të nesërmen, besimtarët kanë gjetur disa faqe të djegura të Kuranit. Burri është dorëzuar në polici, por një grup i zemëruar personash ka hyrë në komisariat duke e marrë personin dhe duke e djegur të gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA