Faza e dytë e referendumit në Egjipt

22/12/2012 00:00

Egjiptianët po votojnë në fazën e dytë të referendumit të debatueshëm
mbi dokumentin themeltar që ka shkaktuar javë të tëra trazirash në vend.

Kundershtaret e presidentit Mohamed Mursi nuk e pranojne draftin me argumentin se favorizon islamiket, aktualisht ne pushtet dhe tradheton revolucionin e vitit te kaluar, qe permbysi Hosni Mubarakun.

Mbeshtetesit e presidentit nga ana tjeter kembengulin se kushtetuta do te garantoje demokracine. 250.000 forca sigurie jane angazhuar me ruajtjen e rendit dhe qetesise ne rang kombetar gjate zhvillimit te referendumit. tensionet mbi dokumentin i hodhen ushqyen jave te tera dhune, perfshire edhe perplasjet e ashpra ne aleksandri te premten.

Protestuesit kundër kushtetutës dhe islamikët konservatorë qelluan njeri tjetrin me gure sot, duke detyruar Qeverinë të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Pavaresisht dhunes, nuk pati raporte per te plagosur.

Ne raundin e pare, pjesemarrja ne votime ishte e ulet, diku tek 30%. Raporte jozyrtare tregojne se prej atyre qe votuan, 56% ishin ne favor te draftit. Rezultatet perfundimtare nuk priten perpara dites se hene dhe do te behen publike pasi te jene shqyrtuar edhe ankesat.

Nese Kushtetuta e merr driten jeshile, atehere brenda tre muajve duhet te mbahen zgjedhjet parlamentare. Dokumenti ka mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane të presidentit Mohamed Morsi dhe grupeve salafist. Megjithatë, anëtarët liberal, laik dhe opozita e krishterë janë të shqetësuar se kushtetuta shkel liritë civile pasi shton rolin e ligjit islamik dhe nuk përmend të drejtat e grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB