Skena të pazakonta në brigjet e Spanjës, 49 mijë emigrantë kalojnë kufirin me not brenda 24 orëve të fundit
Një milionë skedarë të rinj të rezervuar do të shpërndahen nga Wikileaks në 2013. Kështu ka bërë të ditur themeluesi i faqes së internetit, Julian Assange, duke folur nga ballkoni i Ambasadës së Ekuadorit në Londër.
Assange ka specifikuar se dokumentet e reja mbulojnë “të gjitha vendet e botës” dhe më pas ka shtuar: “Nuk do të frikësohem”.
“Në 2013 do të vazhdojmë t’u rezistojmë prepotentëve”, ka përsëritur themeluesi i Wikileaks. “Fuqia e njerëzve, që rezistojnë së bashku, terrorizon fuqinë e korruptuar dhe antidemokratike”, ka vazhduar ai, përpara rreth 250 individësh prezent.
“Deri në pikën kur, tashmë njerëzit e zakonshëm, këtu në Perëndim, janë armiq të qeverive. Pikërisht për t’u vëzhguar, kontrolluar dhe varfëruar”, ka përfunduar Assange.
Top Channel