Sulmi ndaj francezëve, talebanët: Vepër e jona

21/12/2012 00:00

Talebanët kanë pranuar se autori i vrasjes së katër ushtarëve francezë dhe plagosjes së 16 të tjerëve, ndodhur ditën e premte në Afganistan, ishte një militant i tyre.

“Emirati Islamik i Afganistanit (sic e quajnë vendin talebanët) ka rekrutuar njerëz në disa pozicione të rëndësishme në vend. Disa prej tyre e kanë kryer misionin e tyre, të tjerë do të kryejnë në ditë, javët e muajt në vazhdim”, iu përgjigj pyetjes së Reuters nëpërmjet telefonit, zëdhënësi i talebanëve, Zbihullah Mujahid.

Katër ushtarët francezë u vranë nga një person me uniformën e ushtrisë afgane. Më vonë doli që autori ishte pjesë e ushtrisë së rregullt të Afganistanit, por që ishte infiltruar nga talebanët. Sulmi pasoi një deklaratë të fortë të Parisit, që tha se do të shqyrtonte seriozisht tërheqjen e parakohëshme nga Afganistani.

Ky qendrimi, i shprehur nga presidenti Sarkozy, shqetësoi Shtetet e Bashkuara. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pasi shprehu keqardhjen për sulmin, tha se nuk kishte arsye të besonte se Franca do të tërheqë trupat nga Afganistani dhe se Parisi do të respektonte paktin e arritur në Lisbonë për periudhën e tranzicionit.

Franca ka rreth 4 mijë ushtarë të angazhuar në misione të ndryshme në Afganistan. Disa herë forcat aleate kanë ngritur shqetësimin se mes radhëve të ushtrisë afgane ka elementë ektremistë.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Grossman mbërrin në Afganistan

Marc Grossman, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara
për Afganistanin dhe Pakistanin mbërrit në Kabul  për të zhvilluar takime me autoritetet afgane
për ecurinë e bisedimeve të paqes me talebanët.

Mësohet se mes palëve do të diskutohet edhe mundësia e
hapjes së një zyre përfaqësimi diplomatik të talebanëve në Katar.

Në Kabul mbërriti edhe Ministri i Mbrojtjes i Francës,
Gerard Longuet. Ai do të takohet me autoritetet e qeverisë së presidentit Hamid
Karzai për të diskutuar mbi situatën e sigurisë pas vrasjes së 4 ushtarëve
francezë nga një ushtarak afgan, i infiltruar i talebanëve.

Top Channel