
Në mbare globin, me qindra vete jane pergatitur per ate qe besojne se eshte fundi i botes. 21 dhjetori eshte data permbyllese e kalendarit te civilizimit te lashte te majave, cka le vend per interpretime te ndryshme.
Nje pjese mendojne se ajo shenon fundin, pjesa tjeter se eshte thjesht fillimi i nje cikli te ri. Shume njerez jane mbledhur ne meksike, prane rrenojave te majave dhe ne vende te tjera qe mendohet te kene nje lloj energjie te forte shpirterore. Shamanet peruane kane performuar deri edhe rituale per te cilat thone se kane per qellim te largojne fundin e botes.
“Kemi ardhur sot ketu per te qetesuar zemerimin e detit, e per t’u siguruar se asgje s`do t’u ndodhe brigjeve tona. Forca e inkasve, fuqia e paraardhesve tane i neutralizon majat dhe jeta do te vazhdoje. Urrejtjes dhe forcave negative po i vjen fundi”, thotë Juan Osco.
Ne Kine, policia arrestoi qindra anetare te nje grupi te krishtere qe besonin profecine e majave. Vitin e kaluar, ekspertet deklaruan se rileximi i kujdesshem i saj, tregon se ne fakt nuk parashikohet aspak apokalipsi, por thjesht nje epoke e re ne kalendar. Kete beson dhe presidenti rus Vladimir Putin.
“Para se gjithash, une e di kur do te vije fundi i botes. Afersisht pas 4 miliarde vjet e gjysme.Sepse, nese e mbaj mend mire, cikli i burimit te drites per token, diellit eshte 7 ose 14 miliarde vjet dhe ne jemi ne gjysem te kohes. Pra, Dielli do te shuhet pas 4 miliarde vitesh e gjysme, thjesht do te fiket, si nje reaktor”, tha Putin.
Pasardhesit e majave ne Guatemale e priten me festime fillimin e kalendarit te ri. Fundi i baktunit te 13-te, eshte pikerisht sot sipas llogaritjeve te civilizimit te lashte. Baktuni ishte per majat njesia matese prej 400 vjetesh. Shumica e popullsise se tyre ne Guatemalen e diteve tona jetojne ne varferi te skajshme, e shpresojne se fillimi i kalendarit te ri do te sjelle nje epoke te re lulezimi e mbaresie per komunitetin e pllakosur nga shume veshtiresi.
“Ketu ka banore indigjene qe po vdesin, jane te kequshqyer, kalojne peripeci me thatesira te medha, me semundje nga me te ndryshmet. me kete epoke te re, ne shpresojme qe per ta te vijne edhe mundesi te reja per arsimim, kujdes shendetesor dhe strehim”, tha Leandro Yax, zëvendësminister i Kultures në Guatemalë.
Perveç qytetit te Merides ne gadishullin Jukatan, njerez nga e gjithe bota kane vershuar edhe ne fshatin turk Sirince, qe konsiderohet nje nga pikat e sigurta prej apokalipsit. Nga ana tjeter, te gjitha hotelet jane prenotuar perreth malit Rtanj ne Serbi, i cili besohet se ka fuqi magjike.
Top Channel